Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.