Shefja e misionit të FMN( Fondit Monetar Ndërkombëtar)në Shqipëri, Yan Sun në një deklaratë për mediat tha se fokusi lidhur me ecurinë e ekonomisë në vend do të jetë monitorimi i PPP, të rritet transparenca me shërbimet publike, politika të mira fiskale dhe monitorim i sistemit bankar.
Sun theksoi se ekonomia shqiptare vjen nga goditje të pandemisë dhe tërmetit dhe po arrin të rikuperohet por rritja e cmimeve dhe energjisë janë rreziqe të mëdha për të.
“Duhen rindërtuar hapësira dhe politika fiskale, rritja e cmimeve të produkteve të shportës dhe energjisë janë rreziqe për ekonominë shqiptare e cila vjen nga pandemia dhe tërmeti.
Të përmiresohet cilësia e investimeve publike, duhen politika të mira fiskale, te rritet transparenca me shpenzimet publike, mbështetje buxhetore për njerezit në nevojë, rreziqet nga PPP të monitorohen, të menaxhohen më mirë të ardhurat tatimore.
Banka e Shqipërisë duhet të monitorohet sepse ka goditje ne sistemin bankar. Të forcohet sundimi i ligjit, të ulet korrupsioni dhe e gjitha kjo do të ndihmojë vendin në aspiratat e saj”-u shpreh Sun.