Pas nisjes së ndërtimit të automotoparkut të parë në Elbasan, qeveria shpall njofimin për procedurë tenderin e dytë të automotoparkut të radhës me një vlerë të fondit limit rreth 1.8 mln euro.Teksa vijojmë të thellohemi nga kriza në krizë dhe shqiptarët bëhen gati për të paguar nga 1 tetori edhe më shtrenjtë energjinë elektrike, çka pritet të ndikojë në thellimin e krizës ekonomike, qeveria bën gati zarfin prej afro 2 milionë eurosh për pistën automobilistike në Elbasan.Kjo pasi në Agjencinë e Prokurimeve Publike qeveria shpall një tjetër tender ku si objekt i kontratës është “Projekt për investimin me objekt Auto-Moto Park me pistë testimi e eventesh ngjarjeje sportive”.Fondi limit i këtij tenderi do të jetë rreth 1.8 mln euro.
Pas rreth 3 mln eurosh të paguara për realizimin e projektit të parë të automotopark, i cili është ndërtuar në Elbasan, nga buxheti i shtetit do të shpenzohen dhe rreth 1,8 mln euro të tjera për ndërtimin e një automotopraku të dytë.
Në kriteret e dokumentit të tenderit thuhet se ky projekt do të ndërtohet në Krastë të Elbasanit ndërsa synon krijimin e kompleksit të parë multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit.
Në një gjatësi minimale prej 3.5 km cirkuitit, në këtë projekt do të ketë pistë offroad, pistë catering, helikopteri, zona drifti, polygon, qëndër për zhvillim panairesh etj.
Ndërsa në gusht të këtij viti Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi dy tendera njëri 4.7 mln euro për rrugët ndërlidhëse, ndërsa 6.4 mln euro për argjinatura mbrojtëse të lumit Shkumbin.
Pra, në total janë rreth 11.1 mln euro tendera mbështetës së automotoparkut të parë në Ebasan.