Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, e para që kur mori detyrën e kreut të shtetit shqiptar.
Begaj do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cili e ka ftuar atë me rastin e fillimit të mandatit si president.
Sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Osmani do të presë Begajn me ceremoni shtetërore në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë takim me Begaj, ndërsa si në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.
Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën e Presidentit më 24 korrik. Ai është Presidenti i tetë i Republikës, i treti me një karrierë ushtarake para marrjes së detyrës dhe i dyti si mjek.