Vdekja tragjike e 7 -vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë ka bërë që ditën e sotme në qytete kryesore të vendit të organizohen protesta si shenjë homazhi ndaj vogëlushes dhe gjithashtu si një mënyrë për të kërkuar nga organet kompetente vendosjen e drejtësisë për 7-vjeçaren që humbi jetën duke luajtur. Pjesë e protestave do të jenë edhe qytetarët e Elbasanit.
Koordinatori I Bindjes Demokratike për Elbasanin njëkohësisht mbështetës I kësaj proteste Erion Murataj në një intervistë për Egnatia news shprehet se ky është një moment që duhet ta bëj shoqërinë tonë që të reflektojë.
Murataj shton më tej se akuzat e ngritura kundër Arjan Tase janë një përbuzje ndaj dhimbjes dhe qytetarisë.
Murataj shprehet se kjo është një protest që I qëndron kauzës së jetës dhe të ardhmes dhe nuk ka asnjë lidhje më politikën.
Protesta në qytetin e Elbasanit do të zhvillohet në orën 19:00 në sheshin Genshër./egnatia news