Xhaçka: Në këtë përballje dramatike dhe epokale jemi krenar që Shqipëria po jep një kontribut të madh pranë BE-së e deri te Këshilli i Sigurisë në NATO. Disa ditë më parë u përgatit një rezolutë duke i bërë thirrje Rusisë bashkë me SHBA-në për të tërhequr trupat nga Ukraina dhe izolimin e skajshëm të saj në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht qeveria shqiptare është duke hartuar masat ligjore, kanë karakter individual dhe ekonomik, për ngrirjen e aseteve që nga presidenti rus e deri te zyrtarë të tjerë kyç.

654 individë dhe 52 subjekte, ndalohet kalimi i personave që janë në listën e sanksioneve.

Në sektorin e energjisë do ndalohet shitja i mallrave për rafinimin e naftës, ato të inustrisë së aviacionit, do ndalohet ofrimi i asistencës teknike në sektorin e teknologjisë, si dhe kufizime në eksportin e këtyre mallrave.

Produkte si gjysëm përcuesit dhe të teknologjisë së fundit. Hapësira ajrore prej sot do jetë e mbyllur për cdo zyrtar rus dhe nuk do ketë asnjë përballje në sport me Rusinë.

Në ditët në vijim do kemi më shumë informacion për këto masa ligjore.