Deri në orët e mesditës parashikohet që pjesa me e madhe e vendit tonë të jetë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore do të ketë edhe kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit. Bregdeti mbetet pothuajse i gjithi në dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.