Sipas MeteoAlb, dita e shtunë dhe dita e diel do të sjellin rënie të temperaturave me të paktën 2-3 gradë gjatë orëve të mesditës, duke bërë që maksimumi në rang territori të shkojë jo më shumë se 29 gradë celcius.

Ditën e shtunë, duke nisur nga orët e para të mëngjesi pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore, ndërsa më pak në reshje do të kemi në jug të vendit. Të shtunën presim reshje në të gjithë vendin. Ndërsa gjatë ditës së diel reshjet do të jenë në sasi shumë të pakta të fokusuara në zonat veriore dhe qëndrore.