Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, të cilët i kritikoi për menaxhimin e drejtorive të ujësjellësit.

Sipas Ademit në qytetin e Shkodrës është garantuar furnizimi me ujë gjatë të gjithë ditës, dhe se për të shmangur humbjet në rrjet duhen më shumë investime nga qeveria.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u pyet më tej dhe për mundësinë e zgjedhjeve lokale të pjesshme, ku tha se do të duhet të pritet fillimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin që pritet të jepet të martën.

Voltana Ademi:

Unë kam detyrën që të përgjigjem për bashkinë e Shkodrës, ne ofrojmë ujë të pijshëm 24 orë në qytet, performojmë më mirë kur bëhet fjalë për çmimin, kemi rritur ujin e matshëm në mënyrë të dukshme.

Duhet të kihet në konsideratë çdo indikator, nga viti 2016 kur e morën, në Bashkinë Shkodër nuk ka pasur investime, ne kemi investuar vetë, edhe pse duket në shifra modeste.

Ne kemi adresuar edhe pranë ministrisë nevojën opër inestime, për të shmangur humbjet. Do të duhet të presim vendimin e 2 Nëntorit