Pak më parë është liruar nga komisariati nr1 aktivisti Arben Kola i cili është shoqëruar në protestën e mbajtur para Kuvendit.
Kola ka bërë ironi me arsyen e arrestimit të tij, ku tha se policia ishte bërë xheloz që në thirrjet e tij me megafon po fliste për kryeministrin Edi Rama dhe jo për ta.
“Nuk po bëja asgjë vetëm po bëja thirrjet tona të përditshme. Thirra: Edi Rama i pabesë, nju me gaz ne me vezë. Siç duket policia u bë xheloze. Dy protestues janë liruar, pritet lirohen edhe dy të tjerë”, tha ai për News24.






