Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ku ka prezantuar kandidatin për kreun e bashkisë së 14 Majit, ka ironizuar kundërshtarët të cilët kanë kritikuar këngën e tij të fushatës.
Rama është takuar me këngëtarin e këngës që ai ka përdorur për Fushatë Tit Vullkanin dhe ka thënë se është për të ardhur keq që ato që dëgjojnë përditë atë që nxjerr zorra qorre, tallin tallavanë.
“Për mua është një ditë e bukur sot që të jem këtu dhe përveç një diçka të bukur që pamë me Gledin, Damianin dhe të tjerë që po ndërtojmë diçka nuk e dija se Tit Vullkani është nga Elbasani.Për mu ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën që ka qenë surprizë e bërë për mua nga miqtë për këtë moment, dhe ka qenë shumë fatkeqësi për ato që na u vunë mbrapa se po promovojmë tallavanë, ato i marrshin të keqen tallavasë. Thua ti që lexojnë Moxartin dhe thua se tallavja i bezdis, por që ato dëgjojnë përditë se çfarë del nga zorra qorre dhe na u bezdiskan nga tallavaja dhe fjalët e një kënge meriton nje pergjigje. Me muzikën këtu dhe me Tit Vullkanin ketu do të jemi drejt rrugës së gjelbert per 14 Maj”, ka thënë Rama.