Edi Rama:
“Në këtë ditë të shtunë me këtë diell shihni ata që keni në krah dhe thoni kur mund të kemi një takim, ndoshta të dëgjoni fjalime mbase është e tepërt. Mua mu duk e udhës të mbaj një fjalë ndryshe nga sa ajo keni dëgjuar. Dhe te merremi me politikën si fjalë e urryer për shumëkund në kohët që jetojmë, si fjalë e zhgarravitur si asnjë fjalë tjetër mes fjalëve të këqija. Falë edhe një mundësie krejt të panjohur për njerëzimin që kjo kohë ua dha njerëzve për tu futur në rrjete sociale tamam si në korridore metroje ku ata lënë spontanisht zhgarravina. Politika ka hyrë në grupin e fjalëve të pista, dhe politikanët në kategorinë e mallkuar gjerësisht në të gjitha bisedat dhe muret e rrjeteve të metrosë sociale, aty ku friendsat hyjnë e dalin pa ndërprerje në një mizëri që lëvrin lart e poshtë në labirintet e pafundme.
Platoni e përkufizonte politikën si art mbretëror, ai shpjegon dhe një nga mitet më të famshme të antikitetit grek atë të Prometeut. Zeusi ngarkoi 2 vëllezërit që të përhapnin mes krijesave të gjalla insitiktin e mibijetesës. Ata iu shpërndanë dhëmbët thonjtë po i la në mëshirë të kafshëve dhe në lojë hyri Prometeu i cili i vodhi Athinasë zjarrin e dijes dhe ua dha njerëzve që të mund tu rezistonin sulmeve të kafshëve. Po njerëzit sërish mbetën të pabashkuar më njeri tjetrin, ndaj mbeten të pafuqishëm. Ndaj miti përfundon me ndërhyrjen e Zeusit i cili iu dha ndjenjën e turpit dhe drejtësisë kështu u hap rruga e ngritjes së qyteteve dhe iu hap rruga e artit të politikës. Me siguri e dëgjoni shumë shpesh fjalën politikë, si refuzim për tu marrë apo dhe folur për politikë me shprehje: ‘Nuk dua të flas për politikë, politikanët janë gjithë pisa, nuk dua tua dëgjoj zërin’.
Po në fund të fundit çfarë është politike, politika konsiderohej si themeltare e njerëzimit, e vetmja që garanton plotësinë e jetës njerëzore. Platoni shkon deri aty: e përkufizon përmes një analogjie të habitshme mes një bashkësie politike dhe shpirtit të njeriut. Me një fjalë siç do të ishte njeriu pa shpirtin ashtu do të ishin dhe pa bashkësinë politike. Ja pse politika shihet si përmasë natyralë e njeriut. Aristoteli ka thënë se politika është ajo që e dallon njeriun nga qeniet e tjera si ‘një kafshë politike’. Politika ekziston përpara demokracisë, përpara formimit të shteteve ku pamë njerëzit e zakonshëm të përfshihen në hapësirën e debatit.
Kush thotë që s’merrem me politikë, gënjen veten sepse nuk kupton që politika merret gjithsesi me të, se vendimet e politikës gjithsesi të afektojnë. Politika hyn pa të marrë autorizim në jetën tënde.
Kjo rënie pikiatë e interesimit ndaj politikës ku asnjëherë më parë janë zgjeruar mundëitë për të ndikuar në politikë”.