Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, drejtori i të cilës do të zgjidhet brenda 15 ditësh, dhe statusi i tij thuhet në shkresë është i njëjtë me atë të ministrit të shtetit.
Drejtori i AMI duhet të plotësojë këto kushte: a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) Të ketë diplomë të nivelit “Master shkencor” apo “Master profesional”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë, në shkencat sociale dhe/ose komunikim; ç) Të ketë përvojë pune, të paktën 7 (shtatë) vjet në profesion apo në fusha të lidhura me informimin dhe komunikimin; d) Të shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale; dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi; e) Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Agjensia në fjalë do të jetë në varësi të kryeministrit dhe do të kordinojë komunikimin me median dhe publikun të të gjitha ministrive dhe drejtorive kryesore në vend. Fondet për ngritjen e kësaj Agjensie do të përballohen nga Buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, thuhet në vendimin e qeverisë.
Sipas vendimit, agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.
V E N D I M PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe fuksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave