Edmond Haxhia është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Haxhia sipas burimeve është organizator, porositës dhe financues i krimit të rëndë që tronditi Shëngjinin pak ditë më parë.
Haxhia është kushëriri i Elton Lestakajt, fis me te cilin viktima ishte ne gjakmarrje.
Sakaq më herët drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullalu në një dalje për mediat tha se është zbardhur vrasja dhe të përfshirë janë 6 persona.
Konkretisht: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman
Ata kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal teksa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
