Siç duket nga kamerat e sigurisë të kopshtit, mësuesi e shtyn me dhunë vajzën 4-vjeçare, e cila bie në tokë. E gjitha ngjarja ka ndodhur më sy të një edukatori tjetër, i cili e shikon incidentin i pa shqetësuar dhe më pas largohet pa bërë asgjë.
Drejtori i kopshtit tha i pushoi nga puna të dy edukatorët dhe se i denoncoi ata në polici.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe nëna e vajzës e cila ka thënë.
“Çfarë njeriu pa zemër. Një foshnjë e vogël që nuk di asgjë, gjithçka që di në jetë është të luajë, të hajë dhe të flejë, ju e shtyni atë dhe e hidhni poshtë”, tha nëna.