Elon Musk konsiderohet si njeriu më me ndikim në botën e kriptovalutave sa që shpesh mesazhet e tija shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën e monedhave dixhitale.
Miliarderi amerikan dihet botërisht se përkrah kriptomonedhën Dogecoin, e cila së fundi ka pësuar humbje të madhe në tregun e valutave.
Por, së fundi ka ndodhur një efekt domino pas një lëvizje në jetën private të 49-vjeçarit, i cili ka blerë një qen të racës Shiba Inu që do ta emërojë Floki.
Kjo ka bërë që edhe kriptovaluta me të njëjtin emër, Shiba Inu të pësoi rritje prej 16 për qind dhe raportohet se kjo ishte një lëvizje e qëllimshme e pronarit të markës së veturës, Tesla.
Ndryshe, Shiba Inu është një kriptovalutë e decentralizuar e krijuar në gusht të vitit 2020 nga një person anonim i njohur si “Ryoshi”.
fax