Disa studime sugjerojnë se flavonoidet e agrumeve mund të ulin sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit.
Tashmë ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e limonit dhe lëngut të tij në organizëm.
Edhe pse ende mungojnë provat shkencore, askush nuk mund ta mohojë se ky frut ka një sasi të madhe lëndësh ushqyese.
Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, që përmirëson dhe forcon funksionin e imunitetit.
Në fakt, vetëm një gjysmë filxhani me këtë lëng ofron më shumë se gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.
Lëngu i limonit është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave të kompleksit B, magnezit, bakrit dhe shumë antioksidantëve. Për më tepër, ai përmban shumë pak kalori, karbohidrate dhe sheqerna.
Antioksidantët tek vitamina C mbrojnë nga stresi oksidativ, ruajnë funksionin normal të sistemit nervor, rrisin sintezën e kolagjenit dhe mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës.
Por se cilat janë efektet e tij në shëndetin e mëlçisë, AgroWeb.org ju t’i mësoni më poshtë.
Limoni dhe shëndeti i mëlçisë
Kjo pije freskuese përdoret gjerësisht për efektet e saj të dobishme në shëndetin e mëlçisë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org efektet e flavonoideve tek agrumet lujanë një rol të rëndësishëm në shëndetin kardiometabolik.
Këta antioksidantë reduktojnë inflamacionin, pastrojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë aftësinë e trupit tuaj për të përpunuar glukozën.
Disa studime sugjerojnë se flavonoidet e agrumeve mund të ulin sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit.
Ato gjithashtu mund të përmirësojnë simptomat e diabetit dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Gjithashtu naringenina, një përbërës flavonoid, mund të zvogëlojë sasinë e yndyrës në mëlçi.
Megjithatë, shumica e hulumtimeve janë kryer te kafshët, kështu që rezultatet mund të mos vlejnë për njerëzit.
Për shembull, një studim tjetër ku AgroWeb.org u mbështet zbuloi se lëngu i limonit mund të zvogëlojë dëmtimin kronik të mëlçisë të shkaktuar nga alkooli tek minjtë.
Kjo për shkak të vetive të tij antioksiduese por asnjë studim i tillë nuk është kryer ende tek njerëzit.
Siç vërejnë shkencëtarët, limoni përmban vitaminë C, flavonoidë, karotenoidë dhe komponime të tjera bioaktive që mbrojnë mëlçinë./AgroWeb.org