Një grup prej protestuesve janë zhvendosur në zonën e ish-bllokut, ku kanë bllokuar rrugët kryesore, ndërsa shoferët e makinave kanë fikur mjetet e tyre në shenjë solidarizimi me protestuesit.

Ndërsa efektivët e policisë kanë bërë thirrje që qytetarët të lironin rrugët dhe që qarkullimi të vijojë normalisht. Gjithashtu efektivët kanë shtyrë protestuesit në mënyrë që të arrijnë të zhbllokojnë qarkullimin.

Protestuesit kanë kërkuar që policët të bashkohen me ta.

Thirrja e policisë: Zotërinj qytetarë, ju lutem lironi rrugën, për të pasur një qarkullim normal.

Njëri prej protestuesve: A jeni ju qytetarë si ne, pse nuk dilni këtu? Edhe ju prekeni nga rritja e çmimit të naftës? Pse nuk dilni të bashkoheni me ne, të hidhni kapelet. Por na kërkoni të mos protestojmë.