Erion Murataj PSD

Vetëm një ditë para finales së madhe të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, finalistët po shijojnë çdo moment në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pamjet e publikuar në rrjetet sociale kanë marrë vëmendje të madhe, pasi në të shihen Egli dhe Gjesti teksa kërcejnë në oborr, nën rrezet e diellit, në një moment të afërt dhe plot ndjesi dhe tepër sensuale.

Këto momente reflektojnë një lidhje të ngrohtë mes tyre, duke treguar se, pavarësisht debateve dhe tensioneve që kanë përjetuar gjatë këtij rrugëtimi, ata sot duken më të afërt se kurrë.

Ndërkohë këtë të shtunë pritet të kurorëzohet fituesi i këtij sezoni, ku një prej katër finalistëve – Egli, Gjesti, Rozana ose Laerti – do të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Atmosfera në shtëpi është më emocionale se kurrë, ndërsa publiku pret me padurim finalen e madhe.