Erion Murataj PSD

Në një intervistë pas daljes nga shtëpia e “BBV”, Rizarta, banorja që la shtëpinë, ka treguar se si e ka përjetuar këtë rrugëtim.

Ajo e cilëson lojën e Eglit të ekzagjeruar dhe se debatet me të nuk përfundojnë kurrë, por vetëm përsëriten, sakaq theksoi se nuk hyri në asnjë moment në shtëpi me qëllimin për të ndarë Eglin nga Gjesti.

Lidhur me romancën e lënë përgjysmë me Aldon, ish-banorja u shpreh se nëse diçka do të zhvillohet jashtë do ta mirëpresë, por brenda shtëpisë preferoi ta ndalojë pëlqimin për shkak të sulmeve të banorëve.

E pyetur dhe mbi rrëfimin e jetës dhe përjetimet nga familja, Rizarta sqaroi në Ftesë në 5 dhe njëherë se ka qenë shumë vulnerabël në atë moment, por tashmë i ka falur prindërit.