Olsi Bylyku prej kohësh kishte treguar se partnerja e tij, Egli, ka talent në muzikë. Madje para disa kohësh gjatë një interviste ai zbuloi se Egli shkruan pjesën më të madhe të teksteve të këngëve të tij. Më vonë Egli tregoi talentin e saj në muzikë, teksa ishte e ftuar në emisionin Gjoni Black Entertainment të Merion Mjekiqit. Ajo zbuloi se kishte talent në freestyle dhe më në fund ëndrrën e saj për një këngë e ka bërë realitet.
Ditën e sotme Egli ka publikuar këngën më të re, “Adios”, një ndërthurje mes muzikës rap dhe motiveve meksikane. Këtë këngë ajo e ka punuar në bashkëpunim me Elgit Dodën, i cili duket e ka marrë nën menaxhimin Eglin si këngëtare. Egli është kujdesur në maksimum edhe për pamjen e saj në këtë këngë të parë, duke nxjerrë në pah më të mirat e vetes.
Ditën e djeshme, Egli tregoi se për të bërë realitet këtë ëndërr ka punuar për shumë vite me radhë. Gjithashtu këtë sukses ajo ja dedikoi gjyshit të saj që nuk jeton më, duke u shprehur se të dy e bënë realitet ëndrrën për debutimin e saj në muzikë.
Ndërkohë menjëherë pas publikimit të këngës ajo ka marrë mbështetjen e menjëhershme nga partneri i saj, Olsi Bylyku. Aktori ka ndarë videon e këngës në Instagram dhe përkrah shkruan:
“Drita që njoh unë brenda teje, erdhi momenti të shkëlqejë”.
icon style