Panorama Plus/ Moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në “Big Brother Vip.” Pavarësisht se jeta e tyre është e ndërtuar në dy vende të ndryshme, çifti ishin të pandarë nga njëri-tjetri pas përfundmit të formatit.

Ditën e sotme Dj Dagz feston 30 vjetorin e tij tël lindjes dhe urimi romantik i moderatores nuk kishte si të mos mungonte. Einxhel e ka uruar artistin me një video gjatë periudhës kur ndodheshin brenda “BBVIP” dhe krahas saj ka shkruar urimin emocionues duke shprehur dashurinë e madhe që ajo ka për partnerin e saj.

Ndoshta te gjithe e din historine tone…por serisht nuk din mjaftushem! Ndoshta kam deshtuar ta shpreh dashurine aq bukur sa ti por nuk kam deshtuar ne ate qe ndjej…Per here te pare ndjej komplotin e perendive qe une te jem me ty e ti me mua,ndjej qe si sot 30vite me pare ke ardh ne kete bote per tme ndryshuar jeten.Ndjej qe kam humbur shume lumturi ne vitet jete pa ty por e di qe do e kompesojme🤭😬Kaq pak kohe dhe serisht me duket sikur te njoh prej me shume se nje jete…e serisht mendoj qe me kishe munguar aq shume,e serisht me merr malli per ty aq shume cdo sekond qe ste kam diku verdall tet torturoj🙄Ste premtoj dot qe sdo ket dite qe do te dukem nje makth por te premtoj se cdo dite do mundohem te jem endrra jote me e bukur…do mundohem qe vitet ne vijim endrrat e tua te behen realitet(dhe seshte qe si kam ber realitet der tani nja dy prej tyre😉🥰)Uroj te jesh gjthm i lumtur,uroj te lumturojme bashk me cfare Zoti na dhuroi,uroj te arrish yjet me dy duar,uroj te kesh jeten e gjate sepse une skam ndermend te jetoj pak,dhe skam ndermend te jetoj asnje dite me pa ty🙏🏼Happy Bday @dj_dagz 🎂🥳 Love You Babe”- shkroi ajo.

Mirëpo një detaj i cili nuk i ka shpëtuar aspak fansave ishte se në fund të shkrimit ajo kishte shkruar “We Love You Babe” (Të duam zemër) dhe fansat nisën menjherë të aludojnë se mos ndoshta çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

E teksa komentet kanë vërshuarm duket se Einxhel është penduar dhe e ka ndryshuar fjalinë duke e shkruajtur “Të dua zemër”.

Përvec kësaj ishte dhe komenti i motrës së Dj Dagz e cila ngriti akoma më  shumë dyshimet me komentin e saj. Ajo shprehej se Arbrit nuk i shte plotësuar vetëm një dëshirë, duke lënë kështu të nënkuptohej se përveç se kishte gjetur njeriun e zëmrës, duket po presin dhe një fëmijë.