Sot moderatorja dhe gazetaria Einxhel Shkira tregoi për dramën e saj familjare.
Ajo nisi të fliste për mamanë e saj.
Mamaja e Einxhel ka qenë mjeke në spitalin ushtarak, por nga një aksident theu legenin, gjë e cila e la me pasoja të mëdha.
Mamaja e gazetares nuk ishte më njësoj pas asaj dite, nga vetë rrëfimi që tregon Einxhel.
As nuk dilte shpesh, as nuk donte që të dukej se ishte e sëmurë, e as nuk dilte në foto.
Einxhel tregoi se ajo ka dhe Parkison, të trashëguar nga babai i saj, gjyshi i Einxhelit, gjë e cila ka përkeqësuar gjendjen saj.
Gazetaria tregoi se frika më e madhe që ka është se mos zgjohet ndonjëherë në mëngjes dhe nuk e ka nënën e saj.
Në pamundësi për të ardhur fizikisht prej komplikacioneve të saj shëndetësore, Einxhel arriti që këtë mbrëmje të dëgjonte zërin e personit të saj të dashur.
Një letër erdhi nga nëna e saj teksa ndër të tjera shkruante:
“Ti je një vajzë e zgjuar, relative me shumë ëndrra dhe shumë e veçantë. U bënë disa vite dhe mua më vjen keq që nuk mund të kalojmë kohë me njëra-tjetrën. Duke të të pasur ty në krah gjërat janë berë më të lehta. Ndonjëherë mërzitem kur të shoh të debatosh por punë e madhe, jo të gjithë do të të duan. Shpirt, luaj por luaj me zemër, më gëzon shoqëria jote me Beniadën. Sot po të lë këtë letër me shpresën se do të të shoh gjithnjë në ekran, të dua’’,- shkruan ajo ndër të tjera.
Nga kjo surprizë Einxhel nuk i ka përmbajtur lotët dhe emocionet e forta.