Eklipsi i pjesshëm hënor më i gjatë që nga viti 1440 mahniti qytetarët në New York, Tokyo dhe Brisbane duke i dhënë Hënës një dritë të kuqerremtë. Kjo shfaqje mjaft e bukur mundësoi që njerëzit të shihnin një “skuqje” të 97% të sipërfaqjes së dukshme të Hënës.
Hera tjetër kur mund të pritet një eklips i tillë do të jetë në vitin 2669, dhe pse në datën 8 nëntor 2022 do të ketë një eklips hënor i plotë që do të zgjasë po kaq shumë.
Ngjyra e kuqe e hënës shkaktohet nga fenomeni “Rayleigh scattering”, ku valët më të shkurtra blu të diellit shpërndahen nga grimcat në atmosferën e Tokës, ndërkohë që valët e gjata të kuqe kalojnë përtej këtyre grimcave.
“Sa më tepër re ose pluhur të ketë në atmosferën e Tokës në momentin e eklipsit, aq më e kuqe do të duket Hëna.” shpjegohet në website-in e NASA. Që nga momenti kur eklipsi filloi (Hëna u fut në hijen e Tokës) e deri në momentin që mbaroi u deshën rreth 3 orë e 28 minuta. Ky eklips nuk ishte i dukshëm në Evropë, kështu që na mbetet ta shijojmë përmes fotografive.