Një çift pushuesish kanë publikuar pamjet e një konflikti me pronaren e hotelit, ku kanë qëndruar gjatë një fundjave në zonën e Livadhës.
Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, ata kanë vendosur të largohen më herët, por pronarja u ka dalë para makinës e ndihmuar edhe nga një person tjetër, duke kërkuar pagesën e plotë.
Në një prononcim për Panorama.al, çifti i pushesve tha se e kishin pronotuar për ditën e premte dhe të shtunë, ndërsa rrëfejnë se kishin mbërritur në hotel të enjten rreth orë 18:00.
“Si fillim nuk na ofroi internet, duke na thënë nuk ju ndihmoj dot. Ditën e dytë patëm një incident me higjienën”, tregon çifti për Panorama.al.
Ata shpjegojnë më tej se vendosen mos t’u shkruajnë më, veçanërisht që nga biseda më WiFi, me arsyetimin se nuk kishin një sjellje normale.
“Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë”, tregojnë ata.
Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi.
“Nëse nuk paguani ditën e shtunë, do paguani se keni djegur një çarçaf”, tregojnë ata se i kishin thënë pronarët.
Ata tregojnë më tej, duke iu pyetur: Zonjë, a jeni normal?
-Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel?
-Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.
Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave.
Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë.
“Thashë do ketë ndonjë hall, ta lemë të kalojë. Pasi parakaloi, duke bërë manovra të rrezikshme ndalova për arsye sigurie, ndalon dhe zonja dhe thërret tre persona të tjerë. Zonja vazhdoi të na kërkonte gjatë kohës që në shkuam në komisariatin e Himarës, ku nuk gjetëm mbështetje. Ndërkaq, gjatë kohës që po dilnim nga Himara, në plazhin e Potamit, zonja po vinte përballë nesh. Frenon djathtas rrugës, pret timonin të rifutet në rrugë dhe në çast e godet një makinë që kujtoi se zonja do parkonte anash rrugës. Vazhduam me shpejtësi rrugën për Sarandë, ku u paraqitëm në komisariatin e Sarandës”, tregojnë ata për Panorama.al.
Më tej, ata zbulojnë se pasi lajmëruan policinë e Sarandës, të cilët ishin treguar shumë korrekt në lidhje me ngjarjen, dhe ishin shprehur të gatshëm për të ndihmuar edhe vajzën e tyre të vogël, e cila nga frika dhe të vjellat gjatë rrugës nuk ishte në gjendje të mirë.
panorama al