Në një periudhë kur qeveria shqiptare po shpenzon miliona të ardhura për ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorëve, panorama në Tiranë tregon krejt të kundërtën dhe shembullin më të keq e ndesh tek televizionet prestigjoze.
Në oborrin e televizionit Klan, në një zonë të banuar duket se nuk bën aspak përshtypje djegia e mbetjeve kur ato fare mirë mund të depozitoheshin në kontenierët e vendosur.
Të pashqetësuar nga situata, punëtorët vazhdojnë punën e tyre ndërsa drejtuesit për të cilët televizioni duhet të jetë shembull qytetar i mesazheve tashme gjendet në krahun e kundërt.
Vetëm disa javë më parë në emisionin “Opinion”, ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama, u fol gjatë mbi inceneratorët dhe dobitë që sjell akumulimi i mbetjeve tek to, duke shmangur gangrenën mjedisore. Por, sot panorama që një televizion me emër na jep duket shumë ndryshe nga sa prisnim.
Djegia e këtyre mbetjeve dhe tymi i lëshuar shkakton një dëm të madh jo vetëm mjedisor por edhe shëndetsor.
Video ekskluzive: