Një avion Boeing 737-800 i Jeju Air u rrëzua më 29 dhjetor 2024 në aeroportin Muan, duke u përplasur me një mur në fund të pistës.
Avioni transportonte 181 pasagjerë dhe vetëm dy anëtarë të ekuipazhit mbijetuan. Hetimet po kryhen nga ekspertë koreano-jugorë dhe amerikanë dhe janë zbuluar sw fundmi pupla zogjsh në dy motorët e avionit.
Kreu i hetimit deklaroi se “u gjetën krahë zogjsh në një nga motorët”, duke shtuar se një përplasje me një zog nuk shkakton menjëherë dëmtim të motorit.
“Duhet të shqyrtojmë nëse kjo ka ndikuar në të dy motorët. Është e sigurt që një motor është përplasur me një zog,” tha ai.
Piloti kishte dërguar një sinjal shqetësimi për goditje me zogj dhe kishte ndërprerë përpjekjen për ulje. Dëmi në motorë dhe regjistrimi i kutive të zeza ndaloi katër minuta para rrëzimit. Aeroporti Muan do të mbetet i mbyllur deri më 19 janar. / abcnews.al