Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në mediat italiane pak kohë më parë është folur për një interesim të Xhenoas për ganezin. Ish-sulmuesi i Partizanit po përgatitet për një hap të rëndësishëm për të kaluar në një kampionat të madh.
Në mediat turke thuhet se sulmuesi mund të largohet për 4 milionë euro, gjysma e shumës që Trabzonspori kërkoi një vit më parë në merkato për 27-vjeçarin. Kujtojmë se turqit refuzuan një ofertë 5.5 milionë euro për lojtarin, duke thënë se nuk pranojnë asnjë ofertë poshtë 8 milionë eurove.
