Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për shqiptarin Armando Beqiri, 33 vjeç nga Tepelena, cili është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij në Reykjavík të në Islandës, më 13 shkurt, me nëntë plumba.
Sipas një raporti paraprak të autopsisë plumbat e kanë prekur edhe në kokë dhe në organet jetësore. Në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja, që korespondojnë me nëntë plagët në trupin e tij.
Në momentin kur është ekzekutuar Beqiri sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori po e priste dhe e ka qëlluar pabesisht. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, 33 vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Beqiri jetonte prej shumë vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar disa persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh. Ai la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua
Lajmi i fundit