Mediat greke kanë ngritur dyshime të forta se pas ekzekutimit të dy shqiptarëve në një lokal në Athinë mund të jetë i njëjti person që vrau në Tiranë Edmond Papajn.
Mediat shkruajnë se nga kqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.
Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Nea Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh. Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet.
41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.
44 -vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.
Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.
about:blank
Nga materiali vizual që ekziston nga të dy sulmet, rezulton ekzekutori në të dyja rastet mund të jetë i njëjti person, pra të ketë ekzekutuar viktimën e parë në Tiranë pasditen e së premtes, ka udhëtuar për në Athinë dhe ka ekzekutuar dy personat në Nea Smyrni natën e së dielës dhe më pas është larguar.
“Modus operandi i vrasësit, lëvizjet dhe trupi, veshja, kapuçi dhe maska kirurgjikale, madje edhe praktika e tij e pritjes së viktimave, tregojnë shumë të përbashkëta. Policia shqiptare duket se e lidh larjen e hesapeve me “zhdukjen” e një sasie shumë të madhe droge. Për autorin nuk konsiderohet e pamundur që ai të jetë kthyer tashmë në Shqipëri”, shkruan media greke.