Home Uncategorized Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, pamjet ku u shkrumbua makina e autorëve

Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, pamjet ku u shkrumbua makina e autorëve

11

Pas vrasjes një makinë e djegur është gjetur në Balldre të Elbasanit, dhe dyshimet janë se është braktisur nga autori-ët i cili më pas është arratisur.

Së fundmi janë publikuar pamjet e makinës së djegur tip “volvo”. Policia po heton lidhur me këtë ngjarje dhe pritet që ekspertiza të kryejë një kontroll mbi makinën e djegur për të ekzaminuar mundësinë e gjetjes së provave.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani ka shkuar në 25 numri i personave të shoqëruar. Viktimat e atentatit janë Ardjan Çollaku 50 vjeç me një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje dhe Lulzim Bitri 40-vjeç, gjithashtu me precedent penal, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.

Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjendur më shumë se 23 gëzhoja nga të cilat 2 kanë përshkuar Bitrin në kurris, ndërsa një plumb ka goditur në kokë Çollakun.