Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në fshatin Baltëz të Fierit, ku efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Canaliaj u ekzekutua me armë nga Asgan Mernica.

është sekuestruar kameria e sigurisë së një biznesi dhe po analizohen pamjet filmike.

Vëllai i autorit, është dënuar me 19 vjet burgim, për një vrasje që ka kryer në vitin 2019. Ka dyshime se viktima Novruz Canaliaj dhe autori Asgan Mernica mund të jenë njohur më parë

“Momentalisht ne ndodhemi në vendin e ngjarjes ku ndodhi edhe konflikti i çastit, sipas policisë mes viktimës Novruz Canaliaj, i cili ishte efektiv i Forcave të Posaçme Shqiponja, dhe autorit të ngjarjes, Asgan Mernica 23-vjeç i cili nuk është mundur të gjendet nga ana e policisë, besohet se ndodhet në rrehtinat e Fierit, pasi është larguar në këmbë pas braktisjes së automjetit. Ne ndodhemi në vendin ku ka ndodhur ngjarja, bëhet fjalë për kryqëzimin e fshatit Hamil që të lidh me autosradën kryesore që të lidhur me Fierin, ku ka ndodhur konflikti. Ky është vendi, ka ende mbetje gjaku të efektivit të policisë.

Sipas informacioneve, ka qenë një konflikt i çastit mes dy personave dhe pas një parakalimi të gabuar. Dyshohet se ata janë hasur në rrugë, janë shkëmbyer dhe e ka ndaluar efektivi i policisë, personin e parë në kërkim. Kjo është rruga kryesore ku dyshohet se është larguar edhe autori Asgan Mernica, gjatë konfliktit, e ka goditur me plumb në pjesën e kokës. Në vendin e ngarjes është një kamer sigurie e një biznesi, por nuk dihet nëse ka kapur momentin e ngjarjes, është sekuestruar për të analizuar pamjet filmike. Nuk rezulton të ketë pasur precedentë të mëparshëm penal, po hetohet për aktivitetet e tij në zonën e Fierit. Një nga pistat mund të jetë e shkuara e tij. Autori vijon të jetë në kërkim dhe i armatosur, është vëllai i Kiri Mërnicës, i dënuar për një vrasje në 2019, për vrasjen e një 23-vjeçari. Familja e tij ka pasur probleme me ligjin, vëllai i tij është dënuar me 19 vjet burgim. Të gjitha pistat po hetohen nga ana e policisë. Ka dyshime se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë”, raportoi gazetari Ervin Leka./abcnews.al