Home AKTUALITET Ekzekutohet me armë një shtetas në Shkodër

Ekzekutohet me armë një shtetas në Shkodër

29

   

Një person është vrarë këtë mbrëmje në fshatin Grudë të Shkodrës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prekë Tonaj.

Nuk ka ende asnjë informacion për shkaqet e kësaj vrasjeje, por raportohet se viktima është qëlluar disa herë me arme zjarri. Autori ka shfrytëzuar errësirën në zonë për të qëlluar shenjestrën e tij dhe për t’u larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e fshatit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Top Channel