Një krim i rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Lecces, ku një ish bankier 69-vjeçar u qëllua për vdekje duke nxjerrë para nga një bankomat në sy të gruas së tij.
Ai u sulmua nga dy persona, njëri prej të cilëve e qëlloi në gjoks ndërsa gruaja e viktimës po e priste në makinën afër dhe ishte dëshmitare e skenës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen që nisi si grabitje dhe për ngjarjen akuzohen dy vëllezër shqiptar. Njëri është identifikuar si Paulin Mecaj, në shtëpinë e të cilit u gjet një pistoletë kalibër Beretta 9, e njëjtë me armën që u ekzekutua ish bankieri.
Ish-menaxheri i bankës Giovanni Caramuscio u gjet i pajetë shtrirë në asfalt, i vrarë nga dy të shtëna. Falë një dëshmitari, hetuesit verifikuan se një nga autorët shkoi me një qese tek një pus pranë bankës, por u kthye duarbosh. Nga hetimet rezultoi që brenda pusetës u gjet një cantë me rroba që dyshohet se u përdorën në grabitje.
Mediat italiane shkruajnë se toka në të cilën ndodhet pus është në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit, policia gjeti Paulinin të veshur vetëm me pantallona të shkurtra. Ndërsa bluza që kishte veshur gjatë grabitjes ndodhej në banesë, së bashku me armën të cilën e kishte fshehur brenda një bime zbukuruese.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin.