Gjykata e Leçes në Itali ka dënuar me burgim për jetë shqiptarin Paulin Meçaj dhe vëllain e tij, të cilët mbrëmjen e 16 korrikut vranë ish-menaxherin e bankës Giovanni Caramuscio, gjatë një grabitjeje, përpara bankomatit në via San Pietro in Lama në Lequile.
about:blank
Dënimi u shqiptua mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat italiane, ku Gjykata vendosi rritjen e dënimit edhe për vëllain e tij bashkëpunëtor, për të cilin prokurori kishte kërkuar 22 vite burg.
Kujtojmë se Caramuscio, 69 vjeç, po tërhiqte disa para në bankomat së bashku me gruan e tij, në momentin kur u sulmua nga dy shqiptarët. Ai dyshohet se pati një përleshje të shkurtër me 28-vjeçaren ndërsa 31-vjeçari, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur./abcnews.al/