Në vitin 2025, në mes të sezonit të dimrit mjaftuan disa orë reshje dëbore që 10 fshatra të Elbasanit të bllokohen e të vijojnë ende të bllokuara pas 3 ditësh pasi bashkia e Elbasanit nuk ka mjaftueshëm mjete për të ndërhyrë a thua se reshjet e dëborës në këto zona janë fenomen i rrallë e bashkinë e gjetën të papërgatitur.. Prej 3 ditësh reshjet e dëborës kanë ndalur por shumë fshatra të bashkisë së Elbasanit vijojnë ende të jenë të bllokuara. Të paktën 10 fshatra si Labinot Mal, Qerret, Shmil, Mollagjesh, Qafë, Ben, Dritëz, Cerrujë, Plangaricë dhe njësia Gracen vijojnë të kenë rrugë të pakalueshme. Situata më problematike paraqitet në njësinë Labinot mal ku kalimi është thuajse i pamundur. Banorët e Labinotit thonë se prej 4 ditësh janë të bllokuar nga bora dhe fadroma e dërguar para dy ditësh nuk bëri asgjë. Ata i fikësohen urgjencave mjeksore.
ELBASAN/ 10 FSHATRA ENDE TË BLLOKUAR NGA BORA (VIDEO)
3