Foto ilustruese
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Xh., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, automjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 53 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.