Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, ku në qarkun e Elbasanit kanë rezultuar 30 persona pozitiv me virusin SARS Cov2, përkatësisht të shpërndarë në këto bashki : Elbasan 1 rast, Peqin 1 rast, Gramsh 28 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 762.Me gjithë përpjekjet e mjekëve një 63 vjeçare nga Elbasani nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, lonferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
Të gjithë qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.