Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Banorë të lagjes ku ka ndodh aksidenti i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit dhe do pritet të transportohen për mjekim në spital.
Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në Mal.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.