Policia e Elbasanit ka vënë në pranga gjatë 24 orëve 2 shtetas, mbi të cilët rëndojnë vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin me iniciale S.Th., 36 vjeç banues në Korçë .
Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin me iniciale A.D.,39 vjeç banues në Elbasan, pasi ishte kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Komunikata e plotë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:
S. Th., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, gjatë kontrollit nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme, të cilat dyshohen se janë futur kontrabandë nga Greqia.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. D., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.