Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.