Policia e Elbasanit ka arrestuar menaxherin e një këndi lojërash, ku mbrëmë u dëmtua roja i këtij biznesi, ndërsa është shpallur në kërkim pronari.
Burime zyrtare bënë me dije se rezultoi se 44-vjeçari me inicialet L.X., rezultonte i pasiguruar në këtë biznes, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë menaxher i këndit të lojërave të qytetit të Elbasanit, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. L., 61 vjeç, pronar i këtij këndi lojërash, pasi dyshohet se është dëmtuar në njërën nga pajisjet e këtij biznesi, jashtë rrezikut për jetën, roja i këtij ambienti, shtetasi L. X., 44 vjeç. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 44-vjeçari punonte në këtë biznes, i pasiguruar.
Vijon puna për kapjen e 61-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.