Nga Erion Murataj!
Halle- halle kjo dynja!
Bie fjala në urbanistikën e Elbasanit ka kohë që zien për lejen e pallatit të kryetarit.
Thonë që aq në dilemë është sa dhe tendën e një qytetari i cili donte të zhvillonte biznesin familjarë e refuzoi se po kujdesej për ligjshmerinë e pallatit të vet.
Nuk e di pse po kam përshtypjen se mirë bën, fundja kanë modelin e Berishës që nga pallati dhëndrit po i leviz dheu nën këmbë.
Në fakt pyetja është! A veprojnë me këtë pishtar ligjshmërie ata të urbanistikës së Elbasanit?
Unë uroj se po, por nuk e di pse pamja plot tenda e bulevardit me kërrcet pak.
Thjeshtë nuk më kujtohet nëse gjatë fushatës thuhej voto për hallin e qytetarit apo për pallatin e kryetarit?!
Kjo nuk më kujtohet me thenë të drejtën.
Po në çdo rast fakt është që deri sot rrëzohet tenda e qytetarit por s’ka ende pergjigje për pallatin e kryetarit.
Kam përshtypjen se është çështje çmimi , kafja tek tenda në çdo rast kushton më pak se metri katror i pallatit.