Nga Erion Murataj
Nuk është lajm që sektet e “besimit” në Elbasan përdorin besimin për pushtet e majmëri.
Ashtu siç nuk është lajm që fasada e atyre që nuk i numërohen maskat kurohet në detaje për të vjel besimin politik nën petkun e besimit fetar.
E në çdo rast s’ka dyshim që aq i bën petku i besimtarit kur partia i urdhëron për të të hequr jo vetëm fasadën fetare por edhe ndonjë rreckë tjetër.
Në fund nga amoraliteti i këtij pisllëku në kurriz e vuajnë ata që i besuan si tek partia ashtu e tek besimi.
Nuk ka reflektim, ka thjeshtë keqpërdorim të atyre që maskat i kanë me shumicë e që nuk ngurojnë ti ndërrojnë në kurriz të atyre që u besojnë dhe i japin mbështetje.
Rëndësi ka që maskat bien e “ATA/O” zbulohen çdo ditë e më shumë duke u dhjaksur përballë parimeve e moralit që reklamojnë se kanë e jo vetëm.
Në çdo rast një e mirë i vjen atyre që besimin e kanë të shenjtë e shpirtëror dhe politikën e ka e pikëpamje morale e parimore.
Në çdo rast kur maskat bien të gjithë, kthjellohen mbi individ që duken më të dhjaksur e amoral se vetë orgjia politike 32 vjeçare.
Një gjë mund të thuhet pa asnje pikë dyshimi, Elbasani po pastrohet dhe maskat po bien gjithnjë e më shumë.