Elbasan: Bashkitë e qarkut, tryezë rajonale për strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030
“ Së bashku ndërtojmë të ardhmen”, është tema e tyrezës rajonale me bashkitë e qarkut Elbasan për të diskutuar strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030. Është takimi i parë i cili organizohet pas Konferencës për Decentralizim dhe Performancën e Qeverisjes vendore, ku kryeministri Edi Rama, zhvilloi pak ditë më parë me kryetarët e bashkive në vend.
Kjo tryezë organizohet me inisiativën e bashkive të forta mbështetur nga qeveria zviceriane me qëllim më e mira për qytetarët. Qëllimi i kësaj tryeze është decentralizimi deri në detaje në mënyrë që pushteti lokal të ketë frymëmnarrje për gjenerimin e të ardhurave dhe të krijohen ndërrmarje të tjera fitimprurëse për t’i sjellë të ardhura pushteti lokal.
Saktësimi i çështjes së pronave dhe kalimi i pronësisë tek pushteti lokal është një nga problemet kryesore që ka ngritur kryebashkiaku Gledian Llatja.
Në mbrotje të pushtetit lokal, kryebashkiaku Llatja e vuri theksin edhe tek shumë asete të tjera të cilët duhet të kalojnë nga qeveria vendore, pushtetit lokal. Llatja u ndal tek risistemimi i sistemit të ujsjellësave, ku qeverisja qendrore bashkëpunon me qeverisjen lokale, që sipas tij interesat janë të përbashkëta, interesa të cilat kovergjojnë ndërmet dy pushteteve me qëllim zgjidhjen më të mirë të problematikave të sektorëve strategjik që ne kemi në vendin tonë.
“ Një nga këto sektorë është uji i pijshëm, por ka edhe sektorë të tjerë jetikë për ne dhe qytetarët, siç janë, sektori i energjisë elektrike që do të kalojë në të njejtin proçes si ujësjellësi, sektorët fitimprurës të tjerë të qeverisjes vendore si Hipoteka apo insitucione të tjera. Ajo që duhet të përfshihet në strategjinë e re të decentralizimit është kalimi i shumë aseteve nga qeveria vendore pushtetit lokal. OSHE – ja është një nga këto institucione i cili duhet t’i kalojë pushtetit lokal, ashtu si e kanë shumë vende të tjera në Europë. Kjo është një mënyrë e mirë që vetë pushteti vendor të bëhet pjesë e ofrimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta të qytetarëve, por të ketë edhe të ardhura të shtuara për ekonominë e vet dhe për menaxhimin e vet funksionimit të tij”.
Gjatë takimit të fundit që u krye për decentralizimin, një nga problematikat e diskutuara ishte zgjidhja e problematikave që Bashkitë kanë me pushtetin vendor, më kryesorja është ajo e pronës, e tokës, ku sipas kryebashkiakut Gledian Llatja “qeverisja vendore të heqë dorë nga toka e papërcaktuar dhe t’i kalojë pushtetit lokal, si edhe problematika të tjera që kanë lidhje me delegimin e kompetencave pushtetit vendor, ku një pjesë e madhe të këtyre kompetencave vjen vetëm buxhet për pagat. Asnjë zjarrëfikëse e re nuk ka ardhur për këto vite. Nëse flasim për emergjenca civile, për trupa që duhet të jenë të trajnuara mirë, të përgatitura me uniforma, nuk duhet t’ja kërkosh pushtetit lokal. Balancimi në strategjinë e re është se ne do të kërkonim që të gjitha shërbimet që t’i delegohen pushtetit lokal, të dërgohen me fond të plotë dhe jo të cunguar. Qeveria Qendrore të këtë një strategji të qartë që kur do të nisë të mbulojë të gjitha shpenzimet e funksioneve që na ka deleguar gjatë këtyre viteve. Janë çështje të forta për kalimin e fondeve të OSHE – së në pushtet lokal, është një gjë që kërkon vullnet politik, por edhe një organizim të mirë për të gjithë ne”, përfundoi Llatja.
Shoqata për Autonomi Vendore ka kërkuar që pushteti lokal të ketë një zë të fuqishëm që në procesin e draftimit, në mënyrë që këto problematika të adresohen në strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030.