Investime vetëm në një pjesë
Një nga rrugët kryesore e cila shërben si një nyje lidhëse midis qytetit të Elbasanit dhe fshatit Katund i ri është e pashtruar. Sipas asaj që thonë banorët kjo rrugë ka mbi 20 vjet në këtë gjendje edhe pse shpesh herë janë ankuar dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.Ajo e cila vihet re është se rruga e cila përfshin komunen e Bradasheshit është e shtruar ndersa ajo në pjesën e qytetit jo . Personat të cilët u duhet të kalojnë këtu e ky aks i shkakton shumë vëshirësi
Investimi këtu është shumë i rëndësishëm pasi në këtë rrugë përvec shtëpive ndodhen dhe disa biznese të cilat shprehen së rruga e pashtruar shkakton probleme dhe për ta. Ardhja e Dimrit e bën edhe më problematike situatën pasi gropat që mbushen me ujë shkaktojnë vështirësi në qarkullim.