ELBASAN/ CIKLI I RRUGËVE TË LËNA RRUGËVE
Edhe pse e rrethuar me rrugë të asfaltuara dhe të mirëmbajtura, rruga Selim Zyma në Lagjen 5 Maji të Elbasanit prej 40 vitesh është lënë në mëshirë të fatit. Gropat e shumta dhe mosmirëmbajtja nga Bashkia Elbasan e ka kthyer këtë rrugë në shqetësim parësor tē banorëve të lagjes 5 Maj. Në kohën e reshjeve banorët e kanë të vështirë lëvizjen e tyre pasi rruga tejmbushet me ujë dhe problem mbeten moshat e treta dhe fëmijët teksa e përdorin rrugën Selmi Zypa për të shkuar në shkollë. Banorët shprehen për Egnatia News se Bashkia Elbasan asnjëherë nuk ka kryer një investim të mirëfilltë, por vetëm ka premtuar, ata i bëjnë thirrje Bashkisë Elbasan të ndërhyjë sa më shpejt që kur të rikthehen reshjet, rruga të mos bllokohet.
Rruga Selim Zyma në lagjen 5 Maj të Elbasanit është një rrugë e cila ndërlidh dy lagje me njëra tjetrën, duke e bërë më të kalueshme për banorët e dy lagjeve.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220705-WA0004-1-1024x558.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220705-WA0002-1024x557.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220705-WA0003-1024x541.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/IMG-20220705-WA0001-1024x520.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)