Elbasan- Një apartament përfshihet nga flakët
-Në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët.Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit .Flakët kanë marrë përmasa dhe kanë eedhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit.Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit .Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz .
