Drejtoria e Shërbimit Sociale Elbasan, do të drejtohet tashmë nga juristja e re Nepjona Çerma.Ka qenë prefekti Klevis Xhoxhi, që i ka dorëzuar detyrën e re jusistes dhe ekonomistes.
Emri i Nepjona Çermës nuk është i panjohur për qytetarët, pasi më herët ajo ka mbajtur disa poste të tjera ku përmenden përvojën si specialiste në sektorin e strehim dhe privatizimit pranë Bashkisë Elbasan, drejtore e burimeve njerëzore në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale Peqin, dhe së fundi drejtore e shërbimeve mbështetëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Elbasan.