
Rikualifikim i plotë të blloqeve të pallateve
Në lagjen “Vullnetari”në Elbasan janë duke u kryer punimet për rehabilitimin e saj. Projekti përfshin rikualifikimin e plotë të blloqeve të pallateve, paisjen me ndriçim dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta.
Për të inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në këtë lagje ishte drejtuesi politik i Partisë socialiste Damian Gjiknuri si dhe kryetari i bashkisë Gledian Llatja.
Bashkia e Elbasanit po planifikon edhe ndërhyrje në lagje të tjera të qytetit të cilat nuk kanë investime.
